Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese kundër dhunës mes moshatarëve dhe dhunës kibernetike, mbrojtjes nga vjedhjet, sigurisë në komunikacion, mashtrimeve telefonike dhe varësive

Aktivitete parandaluese kundër dhunës mes moshatarëve dhe dhunës kibernetike, mbrojtjes nga vjedhjet, sigurisë në komunikacion, mashtrimeve telefonike dhe varësive
Më 13.11.2026, nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim dhe Seksioni për Krim Kompjuterik pranë SPB Veles, për nxënësit e Shkollës së Mesme Komunale „Jovçe Tesliçkov“ në Veles, realizuan një ligjëratë edukative për mbrojtjen nga dhuna mes bashkëmoshatarëve dhe dhuna kibernetike. Nxënësit u njoftuan me format e ndryshme të sjelljes së dhunshme, format dhe mënyrat e manifestimit të këtyre dukurive devijante, si dhe me pasojat që mund të shfaqen. Me këtë rast, nxënësve iu shpjeguan dhe u theksuan mënyrat dhe metodat për parandalimin në kohë dhe trajtimin e kësaj forme të sjelljes devijante ndërmjet të rinjve.
Në rajonin e Demir Kapisë, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë realizuan aktivitet parandalues për mbrojtjen nga vjedhjet, me ç'rast, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, qytetarët morën këshilla se si të mbrohen nga format e ndryshme të vjedhjeve, si t'i mbrojnë shtëpitë e tyre dhe të kujdesen për sendet personale.
Nëpunës policorë nga NJPB Kavadar realizuan aktivitet parandalues në komunikacion me temën „Vozit me përgjegjësi“, duke u bërë thirrje shoferëve për rëndësinë e respektimit të detyrueshëm të rregullave dhe dispozitave të komunikacionit. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është ndikimi në ngritjen e nivelit të kulturës në komunikacion dhe vetëdijes së shoferëve, me synim rritjen e sigurisë dhe zvogëlimin e numrit të aksidenteve të trafikut.
Aktivitete parandaluese në komunikacion sot u realizuan edhe në rajonin e Velesit dhe Çashkës, me theks të veçantë në rrezikun nga drejtimi i automjeteve nën ndikimin e alkoolit. Me këtë rast, u theksua nevoja për ndërgjegjësimin e shoferëve që të mos drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit, duke pasur parasysh se alkooli i zvogëlon ndjeshëm aftësitë e drejtimit, i dëmton aftësitë psikomotorike dhe paraqet kërcënim serioz për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Në kuadër të aktiviteteve u shpërnda material edukativ i shtypur.
Më 12/13.11.2026, Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup, në rajonin e SP KP Kisella Vodë dhe SP KP Bit Pazar, realizoi dy punëtori edukative dhe një tribunë. Në SHFQ „Hasan Prishtina“ dhe SHFQ „7 Marsi“, në rajonin e SPKP Bit Pazar, me pjesëmarrës të Klubit për Parandalim, të përbërë nga nxënës të klasave të gjashta deri në të nëntat, u realizuan dy punëtori edukative me temën „Parandalimi i dhunës mes moshatarëve – Bullizmi dhe bullizmi kibernetik (dhuna në rrjetet sociale)“. Gjithashtu, me nxënësit e vitit të parë dhe të dytë të SHMQSH „Vasil A. Dren“, në rajonin e SP KP Kisella Vodë, u realizua një tribunë me temën „STOP dhunës mes bashkëmoshatarëve dhe parandalimit të varësive“. Nxënësve të pranishëm iu shpërndanë edhe fletushka me mesazhe edukative: „STOP bullizmit, askush nuk meriton të ndihet i pavlerë dhe i pasigurt“.
Më 13.11.2026, në tregun e qytetit në Shtip, nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Shtip, së bashku me nëpunës policorë nga Stacioni Policor Shtip dhe Stacioni Policor Probishtip, zhvilluan takime joformale me qytetarë të moshuar, të parapara me planin e aktiviteteve projektuese në fushën e parandalimit të mashtrimeve telefonike dhe aksidenteve të trafikut.
Qëllimi i takimeve ishte njohja e pensionistëve me ngjarjet dhe zhvillimet e sigurisë, duke pasur parasysh se personat e moshuar janë cak potencial i kriminelëve – mashtruesve, si dhe dhënia e udhëzimeve për mënyrën e veprimit në rastet e përballjes me ngjarje të tilla dhe vepra të tjera penale, evidentimin e ngjarjeve me karakter sigurie dhe informimin me kohë të institucioneve kompetente.
Më 13.11.2026, nëpunës policorë nga Stacionet Policore për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor në Shtip dhe Sveti Nikollë realizuan ligjërata edukative në SHMQ „Kole Nehtenin“ në Shtip dhe SHMQ „Koço Racin“ në Sveti Nikollë, për nxënësit e vitit të parë, me temën „Rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe përgjegjësia e nxënësve“. Qëllimi ishte që nxënësit të njihen me rregullat dhe dispozitat themelore të komunikacionit, rëndësinë e shenjave të caktuara të trafikut, si dhe me mënyrën e duhur të sjelljes si pjesëmarrës në komunikacion.
Më 13.11.2026, nëpunës policorë nga Stacionet Policore për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor në Koçan, Dellçevë dhe Berovë, në zonën qendrore të qyteteve, realizuan fushatë edukative me motot „Mos përdor telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit“ dhe „Nëse pi, mos vozit; nëse vozit, mos pi“, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, veçanërisht me shoferët. Shoferëve iu shpërndanë fletushka me këshilla të dobishme. Qëllimi është ngritja e vetëdijes publike të qytetarëve për një komunikacion më të sigurt.
Më 13.11.2026, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Berovë, në ambientet e SHMQ „Aco Ruskovski“ në Berovë, realizuan aktivitet parandalues-edukativ për nxënësit, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për pasojat e dëmshme nga llojet e ndryshme të varësive. Në kuadër të aktivitetit u trajtuan tema që lidhen me varësinë nga alkooli, duhani, lëndët narkotike, bixhozi, si dhe përdorimi i tepruar i internetit dhe telefonave celularë. Theks i veçantë iu kushtua ndikimit të varësive në shëndetin, zhvillimin psikofizik, arsimimin dhe jetën sociale të të rinjve.
Sot, më 13.11.2026, në zonën qendrore të qytetit të Demir Hisarit, nëpunës policorë nga NJPB Demir Hisar realizuan fushatë edukative me moton „Të mbrohemi nga mashtrimet“. Qytetarëve iu dhanë këshilla për vetëmbrojtje nga veprat penale kundër pasurisë (vjedhjet me dhunë, grabitjet, vjedhjet e paturpshme, vjedhjet e xhepave, mashtrimet dhe vepra të tjera penale), duke u theksuar veçanërisht domosdoshmëria e bashkëpunimit dhe komunikimit të tyre me kohë me policinë, para së gjithash përmes raportimit të saktë dhe të shpejtë në numrin pa pagesë 112. Me këtë rast, qytetarëve iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative.

Accessibility Menu