Sot (22.02.2026) nëpunës policorë nga Seksioni i Parandalimit pranë SPB Tetovë, në bashkëveprim me stacionet policore dhe Njësinë Policore për Siguri në Trafikun Rrugor në Tetovë dhe në Gostivar, zhvilluan një aktivitet parandalues në autostradën Tetovë-Gostivar, në pikëpagesat në Tetovë dhe në Gostivar.
Aktiviteti u zhvillua me moton "Përdorni pajisje dimërore", me ç'rast përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me shoferët dhe shpërndarjes së fletushkave edukative u potencua nevoja për respektimin e vazhdueshëm të rregullave dhe rregulloreve të trafikut . Theks i veçantë u vu në detyrimin ligjor për përdorimin e pajisjeve dimërore në periudhën nga 15 nëntori 2025 deri më 15 mars 2026.
Njëkoherësh, shoferëve u bënë me dije ndëshkimet e parashikuara për mosrespektimin e këtij detyrimi, si dhe pasojat e mundshme për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.
Qëllimi i aktivitetit është rritja e sigurisë në trafik dhe zvogëlimi i rrezikut të aksidenteve rrugore në kushtet dimërore.