Sot (23.02.2026) nëpunës policorë nga Seksioni i Parandalimit dhe Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor pranë SPB Veles në disa lokacione në Veles kryen aktivitete parandaluese me qëllim ngritjen e nivelit të kulturës së trafikut, ndërsa theks i veçantë u vu në nevojën e ndërgjegjësimit të shoferëve që të mos drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit. Konkretisht, alkooli i zvogëlon seriozisht aftësitë e drejtimit, dëmton aftësitë psikomotorike dhe paraqet një kërcënim serioz për sigurinë e tyre dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Gjithashtu, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë dhe NJPB Kavadar kryen aktivitete parandaluese dhe edukative për mbrojtje nga vjedhjet, në kuadër të të cilave nëpunësit policorë i këshilluan qytetarët se si të mbrohen nga format e ndryshme të krimeve pronësore. Në kuadër të aktiviteteve parandaluese u shpërnda edhe material i shtypur edukativ.
Nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë Rrugore Shtip zbatuan një aktivitet parandalues "Vendosni rripin". Qytetarëve iu rikujtua detyrimi për mbajtjen e detyrueshme të rripit të sigurisë në automjete, pasi kjo mund ta ulë ndjeshëm nivelin e lëndimeve në rast të ndonjë aksidenti rrugor. Në Probishtip, nëpunës policorë nga NJPB Probishtip zbatuan aktivitete parandaluese me moton "Parkoni me ndërgjegje, parkoni me përgjegjësi" dhe "Ne të gjithë jemi këmbësorë". Parkimi i parregullt rrezikon sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik, veçanërisht të këmbësorëve dhe çiklistëve, ndërsa qytetarët u informuan për nevojën e respektimit të rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.