Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për trafik të sigurt dhe mbrojtje nga dhuna dhe varësitë

Aktivitete parandaluese për trafik të sigurt dhe mbrojtje nga dhuna dhe varësitë
Sot (24.02.2026) nëpunës policorë nga Seksioni i Parandalimit të SPB Veles në Shkollën Fillore "Blazhe Koneski" në Veles, për nxënësit e klasave të shtata dhe të nënta, mbajtën një ligjëratë edukative me temën "Parandalimi i varësive, keqpërdorimit të drogës, alkoolit, cigareve, bixhozit dhe internetit". Qëllimi i aktivitetit parandalues-edukativ ishte njohja e nxënësve me efektet e dëmshme mbi shëndetin e përdorimit të narkotikëve, alkoolit dhe cigareve dhe ndikimet negative në zhvillimin e të riut, familjes dhe mjedisit më të gjerë shoqëror. Gjithashtu u shpjeguan format dhe manifestimet e varësisë, e cila kontribuon në sjellje agresive dhe antisociale, si dhe metodat e parandalimit dhe dispozitat penale të parashikuara për shkelje të mundshme të ligjeve. Nxënësve u vunë në dukje dhe t'i përdorin me kujdes rrjetet sociale, përkatësisht të mos pranojnë kurfarrë sfidash të publikuara.
 
Nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për Siguri rrugore pranë SPB Manastir mbajtën një ligjëratë në Shkollën Fillore "Stiv Naumov" në Manastir me temën "Të mbrojmë fëmijët në trafik". Nxënësit patën mundësinë të mësojnë rreth rregullave themelore të trafikut, sjelljes së duhur si këmbësorë dhe rëndësisë së sigurisë në trafik. Aktivitete parandaluese në fushën e trafikut u zbatuan edhe në Berovë dhe Dellçevë.
 
Njësia për Parandalimin në SPB Shkup realizoi tre punëtori edukative në SHF "Nevena Georgieva-Dunja", SHF "Kliment Ohridski" dhe SHF "Marko Cepenkov" me temë "Parandalimi i dhunës".

Accessibility Menu