Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për sigurinë e fëmijëve në komunikacion dhe parandalimin e varësive

Aktivitete parandaluese për sigurinë e fëmijëve në komunikacion dhe parandalimin e varësive
Sot (25.02.2026), nëpunës policorë nga Sektori për Parandalim pranë SPB Veles, në SHFK „Shën Kirili dhe Metodi“ në Veles, për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën, realizuan ligjëratë edukative me temë “Rregullat e komunikacionit për këmbësorët e vegjël”, ndërsa ligjëratë me të njëjtën temë realizuan edhe nëpunës policorë nga Sektori për Parandalim pranë SPB Tetovë në SHF “Kosta Racin” në f. Bërvenicë.
Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte që fëmijët, si pjesëmarrësit më të rinj në komunikacion, që nga mosha e hershme të njihen me rregullat dhe dispozitat themelore të komunikacionit. Përmes prezantimit video, komunikimit të drejtpërdrejtë dhe ndarjes së shembujve praktikë, nxënësve u është theksuar mënyra e duhur e lëvizjes dhe kalimit të rrugës, domosdoshmëria e kujdesit kur janë në rolin e këmbësorit apo çiklistit, me theks të veçantë në pasojat dhe rreziqet që sjell mosrespektimi i rregullave të komunikacionit.
Po ashtu, nëpunës policorë nga Njësia Policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë NJPB Kavadar, në disa lokacione në Kavadar, realizuan aktivitet parandalues në komunikacion “Vozitni me përgjegjësi”, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe ngritjen e kulturës së komunikacionit, në drejtim të zvogëlimit të rrezikut nga aksidentet rrugore. Aktivitete parandaluese për siguri rrugore realizuan edhe nëpunës policorë nga SPB Shtip në Sveti Nikollë, Shtip dhe Koçan.
Nëpunës policorë nga QRÇK Lindje dhe NJPB Dellçevë, dje në SHFK “Vanço Përqe” në Dellçevë, mbajtën ligjëratë edukative me temë: “Parandalimi i keqpërdorimit të drogës, alkoolit, duhanit, bixhozit, internetit...”. Qëllimi i aktivitetit parandalues-edukativ ishte që nxënësit të njihen me pasojat e dëmshme për shëndetin nga përdorimi i narkotikëve, alkoolit dhe cigareve, si dhe ndikimet negative në zhvillimin e personalitetit të ri, familjes dhe mjedisit më të gjerë shoqëror.
Gjithashtu, atyre u janë shpjeguar format dhe manifestimet e varësisë, të cilat mund të çojnë në sjellje agresive dhe antisociale, si dhe mënyrat e parandalimit dhe dispozitat ndëshkuese të parapara në rast të shkeljes së ligjeve. Nxënësve u është rekomanduar gjithashtu që të përdorin me kujdes rrjetet sociale, përkatësisht të mos pranojnë çfarëdo sfidash të publikuara online.

Accessibility Menu