Sot (26.02.2026), nëpunës policorë nga Sektori për Parandalim pranë SPB Veles realizuan një ligjëratë për nxënësit në SHFK “Vasil Gllavinov” në Veles, me temat “Bullizmi”, “Dhuna kibernetike” dhe “Sfidat në TikTok”. Nxënësit u njohën me mënyrat e manifestimit të këtyre dukurive devijante, si dhe me pasojat që mund të paraqiten në forma të ndryshme. Në kuadër të aktivitetit, atyre iu sqaruan metodat për parandalimin dhe përballimin në kohë të këtij lloji të sjelljes devijante ndërmjet të rinjve, si dhe u theksua nevoja për kujdes të shtuar gjatë përdorimit të rrjeteve sociale, me qëllim rritjen e vetëdijes për analizimin serioz të përmbajtjeve me të cilat përballen dhe shmangien e plotë të sfidave të rrezikshme në TikTok.
Punëtori edukative mbi këto tema, si dhe mbi temën e dhunës në familje, realizoi edhe Seksioni për Parandalim pranë SPB Shkup në SHFK “Kirili dhe Metodi” në fshatin Stajkovc.
Nëpunës policorë nga NJPB Negotinë sot realizuan aktivitet parandalues për mbrojtje nga llojet e ndryshme të mashtrimeve, me theks të veçantë në mashtrimet telefonike. Në kuadër të këtij aktiviteti, qytetarëve iu bë thirrje të jenë të kujdesshëm gjatë bisedave me persona të panjohur të cilët u ofrojnë shërbime të ndryshme dhe u shpjegua se çfarë duhet të ndërmarrin për t’u mbrojtur prej tyre, si dhe çdo rast të dyshimtë ta denoncojnë në polici. Aktivitet i ngjashëm për mbrojtje nga mashtrimet telefonike u realizua më 25.02.2026 edhe në territorin e komunës së Çashkës.
Në SHMK “Kosta Susinov” në Radovish, nëpunës policorë nga SPB Strumicë – NJPB Radovish, së bashku me një mjek, pedagog dhe përfaqësues të Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale Radovish, realizuan ligjëratë edukative me nxënësit e shkollës së mesme në kuadër të projektit “Përgjegjësia fillon me zgjedhjen”. Qëllimi i kësaj ligjërate ishte të rritej njohuria e nxënësve për pasojat e dëmshme që mund të shkaktojë përdorimi i alkoolit, duhanit, substancave psikotrope, si dhe lojërave të fatit. Një ligjëratë e tillë u realizua edhe dje nga nëpunës policorë të Sektorit për Parandalim pranë SPB Ohër, në shkollën e mesme hotelieri-turizëm “Vanço Pitosheski” në Ohër.
NJPB Strugë, NJPB Berovë dhe NJPB Probishtip realizuan aktivitete parandaluese për komunikacion të sigurt, me theks në ngritjen e vetëdijes te drejtuesve të automjeteve që të mos drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit. Alkooli ul ndjeshëm aftësitë drejtuese, dëmton aftësitë psikomotorike dhe paraqet kërcënim serioz për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Nëpunës policorë nga SP për Siguri në Komunikacionin rrugor – Shtip në Shtip i informuan drejtuesit e automjeteve për nevojën e servisimit të rregullt dhe kontrollit të gjendjes teknike të automjeteve, ndërsa SP për SKRR – Koçan realizoi aktivitet parandalues me theks në nevojën e parkimit të rregullt të automjeteve, në mënyrë që të mos rrezikohet siguria e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Punëtori edukative me temën siguria në komunikacion realizuan edhe nëpunës policorë nga Departamenti për Parandalim pranë SPB Shkup në SHFK “Rajko Zhinzifov” në Draçevë.