Më 27.02.2026, nëpunës policorë nga Sektori për Parandalim dhe nga PS për SKRR pranë SPB Veles, në disa lokacione në Veles, realizuan aktivitet parandalues në fushën e komunikacionit me qëllim rritjen e nivelit të kulturës në komunikacion, ndërsa theks i veçantë iu kushtua nevojës për ndërgjegjësim të drejtuesve të automjeteve që të mos drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit, duke pasur parasysh se alkooli në mënyrë serioze i zvogëlon aftësitë e drejtimit, i çrregullon aftësitë psikomotorike dhe paraqet kërcënim serioz për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Aktivitet parandalues në komunikacion me këtë temë realizuan edhe nëpunës policorë nga SP Çashkë, ndërsa në territorin e NJPB Negotinë dhe NJPB Kavadar, u realizuan aktivitete parandaluese në komunikacion me temat “Vendos rripin e sigurisë” dhe “Mos përdor telefon celular gjatë drejtimit”, me ç’rast drejtuesve të automjeteve iu tërhoq vëmendja për domosdoshmërinë e respektimit të rregullave dhe rregulloreve ligjore të komunikacionit.
Sot, Departamenti për Parandalim pranë SPB Shkup, në territorin e SP Saraj, në pikën pagesore Gllumovë, realizoi aktivitete parandaluese “Vendos rripin e sigurisë” dhe “Përdor pajisje dimërore”. Qytetarëve iu theksua se përdorimi i rripit të sigurisë mund të kontribuojë në masë të madhe në zvogëlimin e pasojave në rast të një aksidenti të mundshëm komunikacioni, ndërsa u potencua edhe nevoja që automjetet të jenë plotësisht të përgatitura për qarkullim në kushte dimërore.
Në kuadër të aktiviteteve u shpërnda material i shtypur edukativ, i përgatitur në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Fakultetin e Sigurisë në Shkup.
Nëpunës policorë nga QRÇK R Lindje dhe NJPB Dellçevë sot në Dellçevë dhe rrethinë realizuan aktivitete parandaluese për mbrojtje nga deliktet pasurore. Qytetarëve iu dhanë këshilla se si të mbrohen nga deliktet pasurore, ndërsa në rast se bëhen viktimë, menjëherë ta paraqesin rastin në polici. Në Sveti Nikollë, aktivitet parandalues me qëllim njohjen e qytetarëve me punën e policisë realizuan nëpunës policorë nga SP Sveti Nikollë dhe Sektori për Parandalim pranë SPB Shtip.