Sot (01.03.2026) nëpunës policorë nga Seksioni i Parandalimit dhe SP SKRR Tetovë pranë SPB Tetovë, në autostradën Tetovë - Shkup, në pikëpagesën rrugore në fsh. Zhelinë, zhvilluan një aktivitet parandalues me temë "Vendosni rripin e sigurimit". Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, qytetarëve iu theksua detyrimi për të përdorur rripat e sigurimit në automjete, por edhe për t'iu përmbajtur vazhdimisht të gjitha rregullave dhe rregulloreve të trafikut.
Përdorimi i rripave të sigurimit është një detyrim ligjor, si për shoferët ashtu edhe për pasagjerët në automjete, me qëllim rritjen e sigurisë së tyre personale dhe kontribuon ndjeshëm për pasoja më të vogla në rast të ndonjë aksidenti trafiku. Shoferëve iu shpërndanë edhe fletushka edukative.