Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese në Shkup – Çair, Shtip dhe Dellçevë për siguri në komunikacion, parandalimin e dhunës dhe parandalimin e cigares, drogës dhe alkoolit

Aktivitete parandaluese në Shkup – Çair, Shtip dhe Dellçevë për siguri në komunikacion, parandalimin e dhunës dhe parandalimin e cigares, drogës dhe alkoolit
Sot (02.03.2026), Seksioni për Parandalim pranë SPB Shkup, në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR), në rajonin e Stacionit Policor Çair realizoi aktivitet parandaluese në komunikacion me moton “Përdorni pajisje dimërore” dhe “Vendos rripin e sigurisë”.
Në kuadër të aktiviteteve në rr. “Brigada Maqedonase-Kosovare”, nëpunës policorë u shpërndanë drejtuesve të automjeteve fletushka edukative, të përgatitura në bashkëpunim me KRSKRR-në, me mesazhe për drejtim të përgjegjshëm të automjeteve në kushte dimërore dhe në përputhje me rregullativën ligjore në fuqi, si dhe për përdorimin e detyrueshëm të rripit të sigurisë gjatë drejtimit të mjetit motorik. Gjithashtu, në shkollën fillore ,,Aco Shopov’’ në territorin e Çairit u realizua një punëtori edukative me temë “Llojet e dhunës dhe parandalimi i dhunës”. Nxënësit u njohën me nocionin e dhunës, llojet e dhunës, mënyrat e mbrojtjes dhe raportimit të dhunës. Veçanërisht u theksua dukuria e sjelljes së dhunshme të nxënësve nëpër shkolla.
Sot, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Shtip realizuan aktivitet parandaluese me temë “Parko ndërgjegjshëm, parko sigurt”. Qëllimi kryesor i aktivitetit ishte rritja e kulturës në komunikacion, me synim respektimin maksimal të rregullave dhe rregulloreve të trafikut, si dhe forcimin e besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve. Ndërsa, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Dellçevë dhe Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Lindje, në shkollën fillore Kliment Ohridski në ,,Dellçevë’’ mbajtën ligjëratë edukative me temë “Parandalimi i alkoolit dhe drogës”, ku u përfshinë nxënësit e klasës së nëntë. Përmes prezantimit atyre iu sqaruan rregullativat ligjore në fuqi, si dhe pasojat nga përdorimi i cigareve, alkoolit dhe drogës.

Accessibility Menu