Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitetet parandaluese të MPB-së në prag të “Karnevalit të Strumicës” për siguri më të madhe të qytetarëve dhe vizitorëve

Aktivitetet parandaluese të MPB-së në prag të “Karnevalit të Strumicës” për siguri më të madhe të qytetarëve dhe vizitorëve
 
 
Në prag të manifestimit të Karnevalit të Strumicës, sot (21.02.) në territorin e Strumicës, nëpunës policorë nga Sektori për Parandalim pranë SPB Strumicë dhe nga Stacioni Policor Strumicë realizuan aktivitete parandaluese të orientuara për rritjen e sigurisë së qytetarëve dhe vizitorëve.
Aktivitetet u realizuan në disa lokacione të qytetit, me ç’rast qytetarëve u shpërndanë fletushka me material edukativ dhe u dhanë këshilla praktike për mbrojtjen nga veprat penale, siç janë vjedhjet, vjedhjet e rënda dhe mashtrimet, sidomos në kushtet e frekuencës së shtuar të njerëzve gjatë ngjarjeve të karnevalit. U vu theks i veçantë në rritjen e sigurisë personale dhe pronësore, si dhe në rëndësinë e komunikimit dhe bashkëpunimit në kohë me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Njëherësh, u realizua edhe një aktivitet parandalues dedikuar drejtuesve të automjeteve në kuadër të fushatës “Mos pini gjatë vozitjes”, ku u shpërnda material edukativ i siguruar nga Këshilli Republikan për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor. Qëllimi i aktivitetit është ngritja e vetëdijes te drejtuesit e automjeteve që të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit gjatë kremtimeve të karnevalit dhe ulja e rrezikut të aksidenteve rrugore për shkak të drejtimit nën ndikimin e alkoolit.
 
 
 
 
 
 
 
 

Accessibility Menu