Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

“Vozit me kujdes – mbërrij sigurt” – fushatë parandaluese e SPB Shtip

“Vozit me kujdes – mbërrij sigurt” – fushatë parandaluese e SPB Shtip
Sektori për Parandalim pranë SPB Shtip, me një aktivitet parandalues-edukativ në pikën e pagesës Kadrifakovë, e nisi fushatën “Vozit me kujdes – mbërrij sigurt”. Aktiviteti u realizua nga nëpunës policorë nga Stacionit Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shtip, dhe në këtë rast iu shpërndanë shoferëve fletushka me këshilla të dobishme.
 
Në prag të sezonit dimëror, fushata synon t’i rikujtojë shoferët se nga 15 nëntori deri më 15 mars është i detyrueshëm posedimi dhe mbajtja e pajisjeve dimërore në automjete, si dhe t’i edukojë për përdorimin e duhur të pajisjeve.
Pajisje të detyrueshme dimërore për automjetet deri në 3.500 kg konsiderohen: goma dimërore me thellësi minimale të shiritave prej 4 mm në të katër rrotat, ose goma verore me thellësi minimale prej 4 mm dhe zinxhirë bore për rrotat lëvizëse. Për automjetet me lëvizje në të katër rrotat (4×4), kërkohen goma dimërore në të gjitha rrotat me thellësi minimale 6 mm, ose goma verore me thellësi minimale 4 mm dhe zinxhirë bore.
 
Kushtet dimërore paraqesin rrezik më të lartë: rrugë të rrëshqitshme për shkak të borës, akullit ose ngricës, dukshmëri të reduktuar për shkak të mjegullës së dendur ose reshjeve, distancë më të gjatë frenimi dhe paqëndrueshmëri gjatë lëvizjeve të papritura, si dhe lodhje më të shpejtë të shoferëve.
 
Për këtë arsye, SPB Shtip dhe Sektori për Parandalim u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i ndjekin këto rekomandime:
- ndiqni informacionet për kushtet atmosferike rrugore;
-përshtatni vozitjen sipas kushteve të rrugës;
-respektoni rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, si dhe sinjalistikën rrugore;
-mbani pajisje dimërore në automjet dhe përdorni siç duhet;
-bëni kontroll të automjetit;
-mbani distancë të sigurt ndërmjet automjeteve;
-shmangni frenimet e menjëhershme dhe rritjen ose uljen e menjëhershme të shpejtësisë.
 
Siguria rrugore është obligim i përbashkët dhe vetëm kështu mund të ndërtohet kulturë e sjelljes së përgjegjshme dhe të sigurt në trafik.

Accessibility Menu