Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Lindje dhe Stacionit Policor me Kompetenca të Përgjithshme Dellçevë

Aktivitete parandaluese të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Lindje dhe Stacionit Policor me Kompetenca të Përgjithshme Dellçevë

 

Sot (28.03.2026), nëpunës policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Lindje dhe nga Stacioni Policor me Kompetenca të Përgjithshme në Dellçevë, në disa lokacione në Dellçevë, realizuan aktivitete parandaluese me temat: “Parandalimi dhe mbrojtja nga zjarret në hapësira të hapura”, “Ka ndihmë për një jetë pa dhunë – Mos u bëj dëshmitar i heshtur” dhe “Ndërtojmë miqësi, krijojmë siguri”.
Përmes takimeve dhe bisedave të drejtpërdrejta, nëpunësit policorë i informuan qytetarët për mënyrat e njohjes së formave të dhunës familjare, për të drejtat dhe masat e mbrojtjes nga dhuna familjare, si dhe për mënyrën e denoncimit të saj. Gjithashtu, qytetarëve iu dhanë këshilla për mbrojtje nga vjedhjet, vjedhjet me thyerje dhe mashtrimet, si dhe u njoftuan me dispozitat ligjore dhe sanksionet që lidhen me këto çështje.
Gjatë aktiviteteve u theksua edhe rreziku nga zjarret, pasojat e ndezjes së zjarrit në hapësira të hapura, djegia e stërnishtave dhe e barit të thatë. U vu në dukje rëndësia e raportimit të menjëhershëm në rast të shpërthimit të zjarrit. Po ashtu, qytetarëve iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative lidhur me temat e trajtuara.

Accessibility Menu