Më 27.03.2026, nëpunës policorë nga SPB Veles, SPB Strumicë, SPB Shkup, SPB Tetovë dhe SPB Shtip realizuan aktivitete parandaluese në fshatrat Rashtan, Buzallkovë dhe Klukovec, Veles, Strumicë, Shkup, Tetovë, Berovë, Pehçevë, Negotinë, Demir Kapi dhe Makedonska Kamenicë me temën "Mos u bëj dëshmitar i heshtur", me qëllim që të veprohet në mënyrë parandaluese në parandalimin e shfaqjes së çdo lloji të dhunës me baza gjinore. Në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, atyre iu shpjeguan mënyrat e parandalimit të dhunës me baza gjinore dhe qasshmëria e shërbimeve të ndihmës dhe mbrojtjes kur megjithatë janë viktima të dhunës. Gjithashtu u tregua se çfarë mund të bëjnë qytetarët nëse ndodhen në situatë kur janë dëshmitarë të ndonjë lloji të caktuar të dhunës. Nëpunësit policorë theksuan rëndësinë e raportimit në kohë të të gjitha formave të dhunës, dhe u shpërndanë edhe materiale edukative.
Aktivitete parandaluese të trafikut u zhvilluan sot në zonat e Kavadarit, Çashkës, Shtipit, Dellçevës, Koçanit dhe Sveti Nikollës, ku qytetarëve iu theksua nevoja për të respektuar rregullat dhe rregulloret e trafikut me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe uljen e numrit të aksidenteve rrugore.