Sot (26.03.2026) në Veles dhe Sveti Nikollë, nëpunës policorë nga Seksioni i Parandalimit pranë SPB Veles dhe SP SKRR Sveti Nikollë, zhvilluan aktivitete parandaluese dhe edukative me temën "Pasojat e drejtimit të automjetit të parregullt teknikisht". Qëllimi i këtyre aktiviteteve është të rrisë ndërgjegjësimin e shoferëve për rëndësinë e mirëmbajtjes së rregullt të automjeteve dhe inspektimeve teknike, kryesisht për hir të sigurisë personale, por edhe për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Analizat tregojnë se korrektësia e automjeteve është një faktor i rëndësishëm që ndikon në sigurinë në trafik dhe uljen e aksidenteve rrugore. Gjithashtu, nëpunës policorë nga nga SP për SKRR pranë SPB Veles sot zhvilluan një aktivitet parandalues me temën "Mos përdorni telefonin celular gjatë drejtimit", në të cilin, përmes kontaktit të drejtpërdrejtë, shoferët u informuan për rrezikun e përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit, duke iu referuar të gjitha rregullave të tjera për pjesëmarrje të sigurt në trafik, si dhe me qëllim të ngritjes së nivelit të kulturës së trafikut. Nëpunës policorë nga nga SP për SKRR Probishtip i informuan qytetarët për pasojat e dëmshme që mund të ndodhin nëse drejtojnë automjet nën ndikimin e alkoolit, si dhe nëse nuk përdorin rripin e sigurimit.
Në Qendrën Kulturore Anton Panov në Strumicë u mbajt një shfaqje teatrale për fëmijë, si pjesë e fushatës "Të mbrojmë fëmijët në trafik", gjatë së cilës u theksuan rregullat themelore të trafikut të nevojshme për pjesëmarrjen e sigurt të fëmijëve në trafik përmes një qasje edukative dhe argëtuese. Ngjarja u organizua nga Këshilli Republikan për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor në bashkëpunim me SPB Strumicë - Seksioni i Parandalimit, Komunën e Strumicës dhe IKQK ,,Anton Panov''. Gjithashtu, nëpunës policorë nga Seksioni i Parandalimit pranë SPB Strumicë mbajtën një ligjëratë edukative në kopshtin "Ylberi" në Strumicë me temën "Siguria e këmbësorëve të rinj".
Dje, në Shkollën Fillore "Liria" në Tetovë, nëpunës policorë nga Seksioni i Parandalimit pranë SPB Tetovë morën pjesë në një ngjarje kushtuar sigurisë në shkolla, përkatësisht parandalimit dhe përballimit të dhunës në shkolla, përmes dialogut dhe aktiviteteve edukative. Nëpunës policorë nga Seksioni i parandalimit pranë SPB Tetovë, Stacioni Policor i Sveti Nikollës dhe Stacioni Policor i Dellçevës në komunën e Zhelinës, Sveti Nikollës dhe Dellçevës zhvilluan aktivitete parandaluese me temën "Ka shpresë për një jetë pa dhunë - Mos u bëni dëshmitarë të heshtur". Në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, atyre iu shpjeguan mënyrat për të parandaluar dhunën në familje dhe qasshmërinë e shërbimeve të ndihmës dhe mbrojtjes nëse janë viktima të dhunës. Gjithashtu u tregua se çfarë mund të bëjnë qytetarët nëse gjenden në një situatë ku janë dëshmitarë të një lloji të caktuar dhune. Policët theksuan rëndësinë e raportimit në kohë të të gjitha formave të dhunës, si dhe u shpërndanë materiale edukative. Policët nga Stacioni Policor i Berovës, nga ana tjetër, i informuan qytetarët për nevojën e vigjilencës me qëllim parandalimin e shfaqjes së zjarreve.