Sot (25.03.2026) në Negotinë dhe në Dellçevë, nëpunës policorë nga SPB Negotinë dhe Stacioni Policor Dellçevë realizuan aktivitete parandaluese me temën “Mbroje shtëpinë tënde”. Qytetarët u informuan se si të mbrohen nga format e ndryshme të vjedhjeve dhe të mashtrimeve, në mënyrë që të mos bëhen viktima të këtyre veprave penale.
Nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacion Veles realizuan aktivitet parandalues me temën “Edhe unë edhe ti jemi këmbësorë”, me qëllim që t’u tërhiqet vëmendja drejtuesve të automjeteve për nevojën e respektimit të të gjitha rregullave dhe rregulloreve të komunikacionit, e veçanërisht për rëndësinë e respektimit të përparësisë së kalimit të këmbësorëve në vendkalimin për këmbësorë. Aktivitet parandalues në komunikacion sot realizuan edhe nëpunës policorë nga Njësiti Policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor Kavadar dhe Stacionet Policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Shtip, në Dellçevë dhe në Berovë me temën “Parko me ndërgjegje”. Në kuadër të aktiviteteve parandaluese u shpërnda edhe material i shtypur edukativ.
Nëpunës policorë nga Njësiti për Parandalim pranë SPB Shkup realizuan një punëtori edukative në kuadër të fushatës nacionale kundër keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta “Jeta nuk ka rinisje – arma nuk është lojë” në SHFK “Jan Amos Komenski”. Qëllimi i fushatës është ngritja e vetëdijes te të rinjtë dhe edukimi për rreziqet që lidhen me armët e vogla dhe të lehta, njohja me rregullativën ligjore, si dhe parandalimi i dhunës dhe nxitja e sjelljes së përgjegjshme. Në SHFK “Lazo Angellovski” u realizua aktivitet parandalues “Stop dhunës”.
Nëpunës policorë nga SPB Shkup dhe SPB Shtip në Shkup, në Probishtip, në Berovë dhe në Vinicë realizuan edhe aktivitete parandaluese me temën “Ka shpresë për jetë pa dhunë – Mos u bëj dëshmitar i heshtur”. Në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, u shpjeguan mënyrat se si mund të parandalohet dhuna në familje dhe u prezantuan shërbimet e vëna në dispozicion për ndihmë dhe mbrojtje nëse ata janë viktima të dhunës. Po ashtu u theksua se çfarë mund të bëjnë qytetarët nëse gjenden në situatë kur mund të jenë dëshmitarë të ndonjë forme të dhunës. Nga ana e nëpunësve policorë u theksua rëndësia e denoncimit në kohë të të gjitha formave të dhunës, ndërsa u shpërnda edhe material i shtypur edukativ.
Nëpunës policorë nga Qendra Rajonale për Kufirin Lindje, në SHFK “Vanço Kitanov” në fshatin Cërnik realizuan aktivitet parandalues me temën “Trafikimi me qenie njerëzore – si të mbrohemi”