Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për siguri në komunikacion dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe lypjes

Aktivitete parandaluese për siguri në komunikacion dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe lypjes
Sot (24.03.2026) në Negotinë, nëpunës policorë nga Seksioni për Siguri në Komunikacion në Negotinë realizuan aktivitet parandalues me temë “Vozit me kujdes, vozit me përgjegjësi”. Në kuadër të aktivitetit, shoferëve iu theksua rëndësia e respektimit të detyrueshëm të rregullave dhe dispozitave të komunikacionit, me qëllim rritjen e sigurisë dhe uljen e numrit të aksidenteve rrugore.
Në rajonin e Tetovës, nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Tetovë realizuan aktivitet parandalues të fokusuar në sigurinë e këmbësorëve, si një nga kategoritë më të rrezikuara të pjesëmarrësve në komunikacion, duke i informuar për detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre gjatë pjesëmarrjes në komunikacion. Ndër të tjera, qytetarëve iu rikujtua se duhet patjetër të kalojnë rrugën në vendkalime të shënuara për këmbësorë, të mos përdorin telefon celular dhe kufje gjatë kalimit të rrugës dhe të respektojnë të gjitha rregullat dhe dispozitat e komunikacionit.
Në Probishtip, nëpunës policorë nga Seksioni për Siguri në Komunikacion në Probishtip i informuan qytetarët për nevojën e përdorimit të rripave të sigurisë në automjete, si dhe për parkimin e rregullt.
Nëpunës policorë nga SPB Shtip, SPB Kavadarc dhe SPB Negotinë, në Kavadarci, në Negotinë, në Sveti Nikollë, në Dellçevë dhe në Probishtip realizuan aktivitete parandaluese me temë “Mos u bëj dëshmitar i heshtur”, me qëllim parandalimin e çdo forme të dhunës me bazë gjinore. Në kuadër të aktiviteteve, qytetarët u informuan për qasshmërinë e shërbimeve për ndihmë, mbrojtje dhe strehim të përkohshëm, ndërsa përmes komunikimit të drejtpërdrejtë u dhanë udhëzime dhe këshilla se çfarë mund të bëjnë nëse gjenden në situatë të jenë dëshmitarë të një forme të dhunës, duke i orientuar për procedurat që duhet të ndiqen në raste të tilla.
Gjithashtu, nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Veles realizuan aktivitet parandalues me temë “Parandalimi i lypjes”, duke dhënë këshilla që qytetarët të përmbahen nga dhënia e parave personave që lypin, ndërsa çdo rast i vërejtur i lypjes, veçanërisht nga fëmijët në rrugë, të raportohet në institucionet kompetente me qëllim mbrojtjen e tyre dhe përfshirjen e plotë në shoqëri.

Accessibility Menu