Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për komunikacion të sigurt dhe parandalimin e dhunës familjare

Aktivitete parandaluese për komunikacion të sigurt dhe parandalimin e dhunës familjare
Sot (23.03.2026) nëpunës policorë nga Seksioni për parandalim dhe SP për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Veles, në disa lokacione në Veles realizuan një aktivitet parandalues me moton “Vendos rripin e sigurisë”. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, qytetarëve iu theksua obligimi për përdorimin e detyrueshëm të rripit të sigurisë në automjete, si dhe respektimi i plotë i të gjitha rregullave dhe rregulloreve të komunikacionit. Me këtë rast edhe njëherë u theksua se përdorimi i rripit të sigurisë është detyrim ligjor si për drejtuesit e automjeteve ashtu edhe për bashkudhëtarët, me qëllim rritjen e sigurisë së tyre personale.
Nëpunës policorë nga Njësia për parandalim pranë SPB Shkup, në territorin e Stacionit Policor Kisella Vodë, realizuan aktivitetin parandalues “Parko me vetëdije – parko me përgjegjësi”, ndërsa nëpunës policorë nga SP për siguri në komunikacionin rrugor Shtip në Shtip realizuan aktivitetin “Mos përdor celularin gjatë vozitjes”. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është të ndikohet në ngritjen e kulturës së komunikacionit dhe të nivelit të sigurisë në komunikacion. Gjatë aktiviteteve parandaluese drejtuesve të automjeteve iu shpërnda edhe material i shtypur edukativ, i përgatitur në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Fakultetin e Sigurisë – Shkup.
Seksioni për parandalim pranë SPB Kumanovë mori pjesë në një manifestim në Kumanovë me nxënësit e klasave të para nga SHFK “Vëllezërit Milladinov”, me rastin e 21 Marsit – Ditës së Pranverës.
Nëpunës policorë nga SPB Shtip në Berovë dhe në Pehçevë realizuan aktivitete parandaluese për parandalimin e dhunës familjare. Në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët u shpjeguan mënyrat se si mund të parandalohet dhuna familjare dhe qasshmëria e shërbimeve për ndihmë dhe mbrojtje nëse ata janë viktima të dhunës. Gjithashtu u theksua se çfarë mund të bëjnë qytetarët nëse gjenden në situatë kur janë dëshmitarë të një forme të caktuar të dhunës. Nga ana e nëpunësvr policorë u potencua rëndësia e denoncimit me kohë të të gjitha formave të dhunës, ndërsa u shpërnda edhe material i shtypur edukativ.

Accessibility Menu