Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Shkup te pikëpagesa rrugore Milladinovc dhe NJPB Koçan 

Aktivitete parandaluese të SPB Shkup te pikëpagesa rrugore Milladinovc dhe NJPB Koçan 


Sot (29.03.2026), nga ana e Njësisë për Parandalim pranë SPB Shkup, në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, në rajonin e Njësisë Policore Petrovec, respektivisht te pikëpagesa Milladinovc, janë realizuar dy aktivitete parandaluese në komunikacion me motot “Mos bisedoni në telefon gjatë vozitjes” dhe “Vendosni rripin e sigurisë”.
Në kuadër të aktiviteteve, nga nëpunësit policorë drejtuesve të automjeteve u janë shpërndarë fletushka edukative me mesazhe për drejtim të përgjegjshëm të mjeteve, në përputhje me legjislacionin në fuqi, si dhe për përdorimin e detyrueshëm të rripit të sigurisë gjatë drejtimit të automjetit dhe përshtatjen e shpejtësisë sipas kushteve të rrugës, me qëllim rritjen e vetëdijes për sigurinë.
Gjithashtu, sot NJPB Koçan realizoi aktivitet parandalues me moton “Mos u bëj dëshmitar i heshtur – denoncoje dhunën”. Qytetarëve, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, u është bërë thirrje që të mos heshtin, por të denoncojnë dhunën, me qëllim që t’i ndihmojnë viktimës. Po ashtu, është theksuar rëndësia e edukimit të fëmijëve me empati, respekt dhe tolerancë, si dhe nevoja për të biseduar për dhunën ndërmjet bashkëmoshatarëve. Gjatë aktivitetit janë shpërndarë edhe fletushka me përmbajtje edukative.

Accessibility Menu