Sot (08.05.2026), në Probishtip dhe Shtip u realizuan aktivitete parandaluese me moton „Mos përdorni telefonin celular“ dhe „Vëni rripin e sigurisë“, me ç'rast drejtuesve të automjeteve u bënë me dije rreziqet e përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, si dhe nevoja e përdorimit të rripit të sigurisë, si nga ana e shoferëve ashtu edhe nga ana e bashkudhëtarëve. Qëllimi i aktiviteteve është të ndikohet në ngritjen e vetëdijes së pjesëmarrësve në komunikacion dhe nivelit të kulturës së komunikacionit, duke pasur synim uljen e numrit të aksidenteve rrugore. Në kuadër të aktiviteteve parandaluese u shpërnda edhe material i shtypur edukativ.
Gjatë ditës së djeshme, Seksioni i Parandalimit pranë SPB Shkup, në SHMQSH „Nikolla Karev“, realizoi një tribunë kushtuar parandalimit të dhunës dhe varësive. Nxënësit u njohën me rëndësinë e sjelljes së përgjegjshme, si dhe me masat dhe pasojat nga mosrespektimi i rregulloreve ligjore në fushën e rendit dhe qetësisë publike dhe Kodit Penal. Në territorin e Stacionit Policor Çair, u realizua aktiviteti parandalues „Mos lini sende me vlerë në automobilin tuaj“. Drejtuesve të automjeteve motorike iu bë me dije se kur largohen nga automjetet e tyre, të mos lënë sende me vlerë në vende të dukshme