Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të NJPB Kavadar, QR Lindje dhe SP Dellçevë për siguri rrugore, mbrojtje nga zjarret pyjore dhe prerje të paligjshme të pyjeve

Aktivitete parandaluese të NJPB Kavadar, QR Lindje dhe SP Dellçevë për siguri rrugore, mbrojtje nga zjarret pyjore dhe prerje të paligjshme të pyjeve

 
Sot (09.05.2026), nëpunës policorë nga NJPB Kavadar realizuan aktivitet parandalues në rrugor me moton “Mbani helmetë, vozitni me kujdes”.
Qëllimi i aktivitetit ishte të ndikohet në ngritjen e nivelit të kulturës rrugore përmes rikujtimit të rregullave, rregulloreve dhe obligimeve për pjesëmarrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme në trafik, si dhe rritjen e sigurisë së drejtuesve të motoçikletave dhe mopedëve.

Shoferëve u është tërhequr vëmendja për obligimin dhe nevojën e mbajtjes së helmetës mbrojtëse, si për ta ashtu edhe për bashkudhëtarët, duke theksuar se secili pjesëmarrës në trafik është njësoj përgjegjës si për sigurinë e vet, ashtu edhe për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Gjatë aktivitetit u shpërnda edhe material i shtypur edukativ, i përgatitur në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Fakultetin e Sigurisë në Shkup.


Sot (09.05.2026), nëpunës policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Lindje – Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Dellçevë, së bashku me Stacionin Policor me Kompetencë të Përgjithshme Dellçevë, Policinë Pyjore dhe NP “Pyjet Nacionale” – Dellçevë, në disa fshatra të komunës së Dellçevës (Biglla, Dramçë, Çiflik, Petrashevc), në malin Gollak, realizuan aktivitete parandaluese për mbrojtje nga zjarret në hapësira të hapura dhe parandalimin e prerjes dhe transportit të paligjshëm të druve.


Nëpunësit policorë përmes takimeve dhe bisedave i informuan qytetarët për rrezikun nga zjarret, pasojat e ndezjes së zjarreve në hapësira të hapura, djegies së kashtës dhe barit të thatë, ndërsa u theksua se informimi dhe raportimi në kohë kanë rëndësi të veçantë. Me këtë rast, qytetarëve u janë shpërndarë fletushka me përmbajtje edukative.

Accessibility Menu