Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

SPB Shkup dhe Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion me aktivitet parandalues për siguri në komunikacion 

SPB Shkup dhe Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion me aktivitet parandalues për siguri në komunikacion 

 

Më 10.05.2026, në kuadër të fushatës për ngritjen e kulturës në komunikacion, në zonën e Stacionit Policor me Kompetencë të Përgjithshme Kisella Vodë, në rrugën lokale Batincë – Liqeni Kozjak, është realizuar një aktivitet parandalues në komunikacion i dedikuar për shoferët, në përputhje me fushatat „Mbaj helmetë“, „Mos përdor telefonin celular gjatë vozitjes“, „Vendosni rripin e sigurisë“ dhe „Mos konsumoni alkool gjatë vozitjes“.

Aktiviteti parandalues është organizuar nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Shkup në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, me qëllim ngritjen e vetëdijes për pjesëmarrje të përgjegjshme dhe të sigurt në komunikacion.

Me këtë rast është shpërndarë material edukativ – fletushka me këshilla praktike për komunikacion të sigurt.

Accessibility Menu