Sot (07.05.2026), nëpunës policorë nga NJPB Negotinë, në territorin e komunave Negotinë dhe Demir Kapi, realizuan aktivitetin parandalues “Policia më afër qytetarëve”. Në kuadër të aktivitetit, qytetarëve iu shpërndanë këshilla për rritjen e nivelit të sigurisë personale dhe pronësore, ndërsa qëllimi është të theksohet domosdoshmëria e bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet komunitetit lokal dhe nëpunësve policorë, duke krijuar komunikim më të mirë.
Ndërkaq, nga nëpunës policorë të Sveti Nikollës, në Sveti Nikollë u realizua aktiviteti parandalues “Mos pi nëse vozit”, me qëllim ngritjen e vetëdijes tek qytetarët për respektimin konsekuent të të gjitha rregullave dhe regulloreve të komunikacionit, veçanërisht të mos drejtojnë automjet nëse kanë konsumuar alkool, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.