Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Shtip dhe SPB Veles për siguri në komunikacion dhe mbrojtje nga dhuna familjare

Aktivitete parandaluese të SPB Shtip dhe SPB Veles për siguri në komunikacion dhe mbrojtje nga dhuna familjare
 
Sot (06.05.2026), nëpunës policorë nga Njësia Policore Kavadar realizuan një ligjëratë edukative për nxënësit e gjimnazit “Dobri Daskalov” në Kavadar me temë: “Motoçiklisti i vërtetë është pjesëmarrës i përgjegjshëm në komunikacion”. Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e nivelit të kulturës në komunikacion, përmes rikujtimit të rregullave dhe obligimeve për pjesëmarrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme, si dhe rritja e sigurisë së drejtuesve të mopedëve, motoçikletave dhe trotinetëve elektrikë. Policia theksoi se çdo pjesëmarrës në komunikacion është njësoj përgjegjës si për sigurinë e vet, ashtu edhe për sigurinë e të tjerëve.
Në të njëjtën kohë, nëpunës policorë nga Njësia për Siguri në Komunikacion pranë SPB Veles dhe Njësia Policore Çashkë realizuan aktivitete parandaluese në komunikacion, duke u theksuar drejtuesve të automjeteve detyrimin për respektimin e plotë të rregullave dhe rregulloreve të trafikut.
Nëpunës policorë nga Njësia Policore Dellçevë realizuan aktivitete parandaluese me temë “Mos u bëj dëshmitar i heshtur”, me qëllim parandalimin e dhunës në familje dhe çdo forme të dhunës me bazë gjinore. Në kuadër të këtyre aktiviteteve u vu theksi te procedurat që ndiqen në raste të tilla dhe te shërbimet për ndihmë, mbrojtje dhe strehim të përkohshëm. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, qytetarëve iu dhanë këshilla dhe udhëzime se si të veprojnë nëse gjenden në situata ku janë dëshmitarë të dhunës.
Në Probishtip, Koçan dhe Shtip u realizuan aktivitete parandaluese me temat: “Drejtoni automjetin të rregullt teknikisht”, “Mos përdor telefonin mobil” dhe “Vendos rripin e sigurisë”. Drejtuesve iu tërhoq vëmendja për rreziqet e përdorimit ë telefonit gjatë drejtimit, si dhe për rëndësinë e përdorimit të rripit të sigurisë, si për drejtuesit ashtu edhe për pasagjerët. Po ashtu, u theksua nevoja për mirëmbajtje të rregullt dhe kontroll teknik të automjeteve. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është rritja e vetëdijes dhe kulturës në komunikacion, me synim uljen e numrit të aksidenteve. Në kuadër të aktiviteteve u shpërndanë edhe materiale edukative të shtypura.

Accessibility Menu