Sot (29.04.2026) në Berovë dhe në Vinicë, nëpunës policorë nga SP Berovë dhe SP Vinicë kanë realizuar aktivitete parandaluese-edukative për mbrojtje nga krimet pronësore. Në komunikim të drejtpërdrejtë, veçanërisht me popullatën e moshuar, punonjësit e policisë dhanë këshilla të dobishme për qytetarët se si të mbrojnë veten dhe shtëpitë e tyre nga deliketet pronës dhe nevojën për të denoncuar çdo rast të dyshimtë në polici. Po ashtu, në Sveti Nikollë policët e SP Sveti Nikollë realizuan aktivitet parandalues-edukativ me temën “Flakët janë të pandalshme”. Në kuadër të aktivitetit u theksuan masat që duhen marrë për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret, si pasuria më e madhe kombëtare.
Njëkohësisht u theksua nevoja për një bashkëpunim më të madh dhe raportim në kohë në polici të çfarëdo dukurish të sjelljeve të pandërgjegjshme të qytetarëve, ndezjen e zjarrit, veçanërisht në hapësirat e hapura dhe afër brezave pyjorë, me qëllim reagimin në kohë dhe të shpejtë të të gjitha institucioneve. Në kuadër të aktiviteteve u shpërnda material i shtypur edukativ.