Sot (28.04.2026) nëpunës nga NJPB Negotinë në Negotinë dhe në Demir Kapi, zbatuan një aktivitet parandalues-edukues me temë "Mbrojtje nga vjedhjet". Në komunikim të drejtpërdrejtë, veçanërisht me popullatën e moshuar, nëpunësit policorë u dhanë këshilla të dobishme qytetarëve se si të mbrojnë veten dhe shtëpitë e tyre nga deliktet pronësore dhe nevojën për të paraqitur çdo rast të dyshimtë në polici. Gjithashtu, nëpunësit policorë nga SP Çashkë, në fshatrat Gollozinc, Melnicë, Lisiçe dhe Orizarë e Epërme, Komuna e Çashkës, zbatuan një aktivitet parandalues-edukues me temë "Flakët e zjarrit janë të pandalshme". Në kuadër të aktivitetit, u theksuan masat që duhen ndërmarrë për të mbrojtur pyjet nga zjarret, si thesari më i madh kombëtar. U theksua nevoja për bashkëpunim më të madh dhe denoncim në kohë në polici për çdo dukuri të sjelljes së pamatur nga qytetarët, përfshirë ndezjen e zjarreve, veçanërisht në hapësira të hapura dhe pranë brezave pyjorë, me qëllim që të sigurohet reagim në kohë dhe i shpejtë nga të gjitha institucionet. Si pjesë e aktiviteteve u shpërndanë materiale edukative të shtypura.
Nga ana tjetër, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor Probishtip zbatuan aktivitete parandaluese me temat "Mos përdorni telefon celular" dhe "Vini rripin e sigurimit", me ç'rast shoferët u informuan për rreziqet e përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, si dhe për nevojën e përdorimit të rripit të sigurimit si nga shoferët ashtu edhe nga pasagjerët. Materiale edukative të shtypura të përgatitura në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Sigurinë në Trafikun Rrugor dhe Fakultetin e Sigurisë në Shkup u shpërndanë gjithashtu si pjesë e aktiviteteve parandaluese.
Në Shkollën e Mesme Mjekësore Komunale në Tetovë, nëpunësit policorë nga Seksioni i Parandalimit dhe Departamenti i Policisëpranë SPB Tetovë, si dhe përfaqësues nga Misioni i OSBE-së, zhvilluan një aktivitet edukativ si pjesë e fushatës për të rritur ndërgjegjësimin publik për parandalimin e keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta. Leksioni edukativ u zhvillua me një qasje interaktive dhe qëllimi është të rritet ndërgjegjësimi tek të rinjtë në lidhje me pasojat dhe implikimet ligjore nëse përfshihen në sjellje të tilla devijante.