Sot (25.04.2026), nëpunës policorë nga Sektori për Parandalim dhe Njësia Policore për Siguri në Komunikacion pranë SPB Veles, së bashku me përfaqësues nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe moto klubi “Kryqmbajtësit” nga Velesi, realizuan një aktivitet parandalues në disa lokacione në qytet me moton “Mbaj helmetë, vozit me kujdes”.
Qëllimi i aktivitetit ishte rritja e kulturës në komunikacion përmes rikujtimit të rregullave dhe detyrimeve për pjesëmarrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme në trafik, me theks të veçantë në sigurinë e drejtuesve të mopedëve dhe motoçikletave.
Drejtuesve iu tërhoq vëmendja për detyrimin e mbajtjes së helmetës mbrojtëse, si për veten ashtu edhe për pasagjerët. Përmes një qasjeje të përbashkët, sidomos tek drejtuesit e rinj, anëtarët e moto klubit ndanë përvoja për vozitje të sigurt dhe theksuan përgjegjësinë personale të çdo pjesëmarrësi në komunikacion.
Në kuadër të aktivitetit u shpërnda edhe material edukativ i përgatitur në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Fakulteti për Siguri – Shkup.