Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Shkup, SPB Veles, SPB Tetovë dhe SPB Shtip për siguri në komunikacion dhe mbrojtjen e pyjeve nga zjarret dhe prerjet e paligjshme

Aktivitete parandaluese të SPB Shkup, SPB Veles, SPB Tetovë dhe SPB Shtip për siguri në komunikacion dhe mbrojtjen e pyjeve nga zjarret dhe prerjet e paligjshme
Më 18.06.2026, në territorin e Stacionit Policor Çair, Seksioni për Parandalim pranë SPB Shkup, në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, organizoi dhe realizoi një aktivitet edukativo-parandalues në fushën e komunikacionit me temën “Të sigurt me trotinet dhe biçikletë”.
Gjatë aktivitetit, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me përdoruesit e biçikletave dhe trotinetëve elektrikë, u theksua nevoja për respektimin e plotë të rregullave dhe rregulloreve të komunikacionit. Gjithashtu, u shpërnda material edukativ i përgatitur nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor.
Po ashtu, Seksioni për Parandalim pranë SPB Shkup, së bashku me Njësinë Policore Mirkovc, realizoi një takim koordinues me përfaqësues të Komunës së Çuçer Sandevës për ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të përbashkëta për mbrojtjen nga zjarret pyjore.
Në disa fshatra të komunave Veles dhe Gradsko, si dhe në Negotinë dhe Demir Kapi, nëpunësit policorë së bashku me përfaqësues të Policisë Pyjore dhe Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Negotinë realizuan aktivitete parandaluese me temat “Flakët janë të pandalshme” dhe “T’i mbrojmë pyjet tona nga prerjet e paligjshme”.
Qytetarëve iu theksua se nevojitet bashkëpunim i vazhdueshëm me institucionet kompetente dhe raportim i detyrueshëm i sjelljeve të papërgjegjshme, siç janë. hedhja dhe djegia e mbeturinave, ndezja e zjarreve në hapësira të hapura dhe pranë brezave pyjorë, hedhja e bishtave të cigareve dhe veprime të ngjashme, me qëllim reagimin e shpejtë dhe në kohë. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është ngritja e kulturës së sigurisë, si dhe forcimi i besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve. Aktivitete parandaluese me këto tema janë realizuar edhe një ditë më parë në territorin e Komunës së Rosomanit.
Më 18.06.2026 në Tetovë, Seksioni për Parandalim pranë SPB Tetovë zhvilloi aktivitetin edukativo-parandalues “Gjithmonë mbaj helmetën dhe mbroje jetën”, i dedikuar për pjesëmarrësit në komunikacion që drejtojnë biçikleta dhe trotinetë elektrikë. Pjesëmarrësve në komunikacion iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative, të përgatitura nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Fakulteti i Sigurisë në Shkup.
Më 18.06.2026, në disa lokacione në Dellçevë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor realizuan një aktivitet parandalues nën moton “Helmeta ose koka”.
Gjatë aktivitetit, çiklistët dhe drejtuesit e trotinetëve u këshilluan që të përdorin rregullisht helmetën mbrojtëse gjatë drejtimit të biçikletës ose trotinetit, pasi ajo është jashtëzakonisht e rëndësishme për sigurinë në komunikacion.
Gjithashtu, atyre iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative dhe këshilla të dobishme për rritjen e sigurisë së përgjithshme në trafik.

Accessibility Menu