Sot (20.06.2026), Seksioni për Parandalim pranë SPB Shtip, në bashkëveprim me një nëpunës policor nga SP KP në Shtip, realizoi një aktivitet parandalues-edukativ me temën: “Parandalimi dhe mbrojtja nga zjarret në hapësira të hapura dhe përdorimi i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm i mekanizimit bujqësor në komunikacion”, në territorin e Komunës së Shtipit.
Në kuadër të aktivitetit, qytetarëve dhe fermerëve iu shpërndanë fletëpalosje dhe materiale informative me përmbajtje edukative për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret. Përmes bisedave të drejtpërdrejta, zyrtarët policorë i informuan ata për masat mbrojtëse dhe mënyrat e zvogëlimit të rrezikut nga shpërthimi i zjarreve pyjore në hapësira të hapura, si dhe për nevojën e kryerjes me kujdes të punëve bujqësore dhe përdorimit të përgjegjshëm të mekanizimit bujqësor.
Theks i veçantë iu kushtua rreziqeve nga shkaktimi i zjarreve gjatë djegies së kufijve, hamulloreve, barit të thatë dhe hedhurinave në arra.
Gjatë aktivitetit, qytetarët u informuan gjithashtu për detyrimin e respektimit të plotë të dispozitave ligjore dhe rregulloreve në këtë fushë, me qëllim ngritjen e vetëdijes publike dhe forcimin e parandalimit të zjarreve.