Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Shkup për mbrojtjen nga zjarret dhe sigurinë në komunikacion.

Aktivitete parandaluese të SPB Shkup për mbrojtjen nga zjarret dhe sigurinë në komunikacion.

Më 20.06.2026, në fshatin Mirkovc, rajoni i Shkupit, Seksioni për Parandalim pranë SPB Shkup, në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Komunën e Çuçer-Sandevës, zhvilloi një fushatë parandaluese dhe edukative për mbrojtjen nga zjarret.

Qytetarëve iu theksua nevoja për ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret. Gjatë aktivitetit u shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative. Një aktivitet parandalues me të njëjtën temë u realizua po atë ditë edhe në zonën e Stacionit Policor Kisella Vodë, në rrugën Shkup – Makedonski Brod, në bashkëpunim me NP “Jasen”. Edhe gjatë këtij aktiviteti qytetarëve iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative dhe iu bë thirrje që po të vërejnë zjarr në ndonjë hapësirë të hapur, të njoftojnë menjëherë në numrin 112.

Më 21.06.2026, në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup, Seksioni për Parandalim pranë SPB Shkup, në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, organizoi dhe realizoi një aktivitet edukativ dhe parandalues në fushën e trafikut me motot: “Vendose rripin e sigurisë” dhe “Mos e rreziko sigurinë në komunikacion për shkak të vozitjes së shpejtë dhe agresive”.

Gjatë komunikimit të drejtpërdrejtë me drejtuesit e automjeteve, u theksua nevoja për respektimin e plotë të rregullave dhe rregulloreve të trafikut, me theks të veçantë në përdorimin e rripit të sigurisë dhe përshtatjen e shpejtësisë në përputhje me rregullat dhe dispozitat e komunikacionit rrugor.

Accessibility Menu