Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për siguri në komunikacion dhe mbrojtje nga zjarret

Aktivitete parandaluese për siguri në komunikacion dhe mbrojtje nga zjarret
Sot (22.06.2026), nëpunës policorë nga Seksioni i Parandalimit pranë SPB Veles realizuan aktivitete parandaluese rrugore në disa lokacione në Veles, ku në focus ishin këmbësorët. Ata, si pjesëmarrës aktivë në komunikacion, janë të obliguar që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit. Në kuadër të aktiviteteve, atyre u vu në dukje se rrugën duhet ta kalojnë në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, të mos përdorin kufje dhe telefona celularë gjatë kalimit të rrugës, të jenë të kujdesshëm, veçanërisht në orët e mbrëmjes kur lëvizin në vende të pandriçuara, etj.
 
Njësia e Parandalimit pranë SPB Shkup dhe Seksioni i Parandalimit pranë SPB Tetovë zhvilluan aktivitete parandaluese në Shkup dhe në Tetovë me moton “Mbani helmetë”, që iu drejtuan shoferëve të motoçikletave, biçikletave dhe trotinetëve elektrikë. Me këtë rast u shpërndanë edhe materiale edukative të përgatitura nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor.
Ndërkaq, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar dhe Seksioni i Parandalimit pranë SPB Tetovë, dje në Kavadar dhe në komunën e Bërvenicës realizuan aktivitete parandaluese me temën “T’i mbrojmë pyjet tona nga zjarret pyjore”. Përmes bisedave të drejtpërdrejta me qytetarët u theksua nevoja për sjellje të kujdesshme dhe të përgjegjshme, duke u bërë thirrje të mos hedhin bishta cigaresh apo materiale të tjera të ndezshme pranë rrugëve, si dhe të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi gjatë lëvizjes në zonat pyjore, me qëllim uljen e rrezikut të paraqitjes së zjarreve pyjore dhe zjarreve në hapësira të hapura, veçanërisht gjatë periudhës së verës kur temperaturat janë më të larta dhe rreziku nga zjarret është më i madh.

Accessibility Menu