Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për sigurinë në komunikacion dhe mbrojtjen nga mashtrimet dhe zjarret

Aktivitete parandaluese për sigurinë në komunikacion dhe mbrojtjen nga mashtrimet dhe zjarret
Sot (23.06.2026), nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Shkup, në territorin e Kisella Vodës, realizuan aktivitetin parandalues me moton “Kujdes, mashtrimet telefonike”, me ç'rast qytetarëve të moshës madhore iu shpjegua mënyra se si kryhen mashtrimet telefonike dhe iu dhanë këshilla se si të mos bëhen viktima të mashtrimeve. Në kuadër të aktivitetit, qytetarëve iu shpërndanë edhe materiale edukative. Gjithashtu, në territorin e Kisella Vodës, Seksioni për Parandalim pranë SPB Shkup, në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, organizoi një aktivitet parandalues në fushën e trafikut me moton “Mbaj helemtë”, i cili i dedikohej drejtuesve të motoçikletave, biçikletave dhe trotinetëve elektrikë. Aktivitete parandaluese dedikuar ngritjes së sigurisë në komunikacion u realizuan edhe nga nëpunësit policorë të SPB Shtip në Pehçevë dhe Shtip.
 
Ndërkaq, Seksioni për Parandalim pranë SPB Strumicë zhvilloi aktivitete parandaluese dhe edukative me temën “Parandalimi dhe mbrojtja nga zjarret në hapësira të hapura”, rrëzë malit Bellasicë, në vendet piktoreske“Ujëvarat e Gabrovës”, “Ujëvarat e Koleshinës” dhe “Burimet e Mokrinës”.
Përmes bisedave të drejtpërdrejta, nëpunësit policorë i informuan qytetarët për masat e mbrojtjes dhe zvogëlimit të rrezikut nga shpërthimi i zjarreve pyjore. Theks i veçantë iu kushtua rreziqeve që vijnë nga shkaktimi i zjarreve gjatë djegies së ledheve, hamulloreve, barit të thatë dhe hedhurinave në tokat bujqësor.

Accessibility Menu