Më 15.11.2025, Sektori për Punë të Brendshme Strumicë, përmes Seksionit të Parandalimit dhe Stacionit Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Strumicë, në partneritet me Këshillin Republikan për Sigurinë në Trafikun Rrugor, e shënoi Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Aksidentet Rrugore.
Aktiviteti u realizua në disa lokacione në rajonin e Strumicës, ku nëpunë[sit policorë, gjatë bisedave me drejtuesit e automjeteve, i rikujtonin ata për detyrimin që të ngasin në mënyrë të përgjegjshme dhe të sigurt, duke dhënë kështu kontribut për uljen e numrit të viktimave në aksidentet rrugore.
Nga janari deri në tetor të vitit 2025, në territorin e SPB Strumicë është evidentuar ulje e numrit të përgjithshëm të aksidenteve rrugore krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Në dhjetë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 454 aksidente rrugore, që paraqet 13% më pak krahasuar me vitin 2024, kur ishin regjistruar 521 aksidente. Gjithashtu, këtë vit është regjistruar një aksident me viktimë më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
SPB Strumicë u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të ngasin me ndërgjegje dhe përgjegjësi, t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, sepse vetëm në këtë mënyrë kontribuojmë së bashku për siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.