Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

SPB Shtip, SPB Tetovë, SPB Veles dhe SPB Shkup me aktivitete parandaluese për mbrojtjen nga zjarret, mbrojtjen nga deliktet pronësore dhe për siguri në trafik

SPB Shtip, SPB Tetovë, SPB Veles dhe SPB Shkup me aktivitete parandaluese për mbrojtjen nga zjarret, mbrojtjen nga deliktet  pronësore dhe për siguri në trafik
Sot (21.08.2026), në territorin e SPB Shtip u realizuan aktivitete parandaluese për mbrojtjen nga zjarret dhe për trafik të sigurt. Në Dellçevë u zhvillua aktivitet për mbrojtjen nga zjarret në ambiente të hapura, ndërsa në Shtip, Koçan dhe Probishtip u realizuan një sërë aktivitetesh për trafik më të sigurt. Gjatë të gjitha aktiviteteve, qytetarëve iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative dhe këshilla praktike për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret, si dhe për rëndësinë e respektimit të rregullave dhe rregulloreve të trafikut nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Më 20.08.2026, në disa lokacione në Tetovë, nëpunësit policorë të Seksionit për Parandalim pranë SPB Tetovë zhvilluan aktivitet parandalues me theks të veçantë në parkimin e përgjegjshëm. Gjatë aktivitetit u theksua se parkimi i parregullt është shkak për një numër të madh aksidentesh trafiku, në të cilat pësojnë fëmijët, këmbësorët dhe çiklistët. Për këtë arsye, është veçanërisht e rëndësishme që automjetet të parkohen vetëm në vendet e përcaktuara për parkim. Gjithashtu, qytetarëve iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative.
Aktivitete parandaluese për trafik më të sigurt u zhvilluan sot në Veles dhe në Komunën e Çashkës. Nëpunësit policorë të Seksionit për Parandalim pranë SPB Veles dhe nga Njësia Policore në Çashkë veçanërisht theksuan rëndësinë e mbajtjes së helmetës mbrojtëse gjatë drejtimit të motoçikletave, përdorimit të rripit të sigurisë, si dhe u apeluan shoferëve të mos drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit. Alkooli ul ndjeshëm aftësitë e drejtimit të automjetit, dëmton aftësitë psikomotorike dhe paraqet kërcënim serioz për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Në Shkup, në territorin e Stacionit Policor Bit Pazar, Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup zhvilloi fushatën parandaluese-edukative „Kujdes, mashtrime telefonike“ dhe „Çdokush mund të jetë viktimë“. Qëllimi kryesor ishte rritja e kulturës së sigurisë te qytetarët lidhur me veprat penale kundër pronës, si dhe forcimi i besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve.
Gjatë aktivitetit, qytetarëve iu shpjeguan mënyrat e vetëmbrojtjes, përmes informimit dhe ndërgjegjësimit, në mënyrë që të mos bëhen objektiv i lehtë për kriminelët.

Accessibility Menu