Sot (20.08.2026), në territorin e SPB Velesit u zhvilluan një sërë aktivitetesh parandaluese. Në Kavadar, zyrtarët policorë nga Departamenti i Policisë për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë Njësisë së Punëve të Brendshme Kavadar zhvilluan një aktivitet me temën „Vozitni me përgjegjësi“. Drejtuesve të automjeteve iu theksua se janë të obliguar t’i drejtojnë automjetet e tyre me kujdes, ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, të përdorin rripin e sigurisë, të mos drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit, të mos përdorin telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit, si dhe një sërë këshillash të tjera me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit publik për rritjen e sigurisë në rrugë dhe avancimin e kulturës së trafikut.
Në Negotinë u realizuan aktivitete me temat „Drejtoni automjetin të rregullt teknikisht “ dhe „Mbrohu nga vjedhjet“, ndërsa zyrtarët policorë në Çashkë dhe Gradsko zhvilluan aktivitete parandaluese për mbrojtjen nga zjarret. Në kuadër të aktiviteteve parandaluese u shpërnda material edukativ i shtypur.
Më 20.08.2026, në territoret e Stacioneve Policore Qendër dhe Aerodrom u realizuan aktivitete parandaluese, qëllimi kryesor i të cilave ishte rritja e kulturës së sigurisë tek qytetarët lidhur me veprat penale të delikteve pronësore, si dhe forcimi i besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve. Gjatë aktivitetit, qytetarëve iu dhanë udhëzime për mënyrat e vetëmbrojtjes, përmes informimit se si të mos bëhen objektiv i lehtë për kryerësit e veprave penale. Edhe gjatë këtij aktiviteti qytetarëve iu shpërnda material edukativ.
Në territorin e SPB Shtip, gjithashtu, u zhvilluan një sërë aktivitetesh parandaluese. Në Koçan, Shtip dhe Sveti Nikollë u realizuan aktivitete për siguri në trafik, me tema të ndryshme, ndërsa në Berovë u realizua aktivitet parandalues me temën „Parandalimi dhe mbrojtja nga zjarret“. Përmes takimeve dhe bisedave të drejtpërdrejta, banorëve iu s