Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Shtip dhe SPB Shkup

Aktivitete parandaluese të SPB Shtip dhe SPB Shkup
 
Më 21.08.2026, në stadiumin e qytetit në Shtip, në prag të një ndeshjeje futbolli, Seksioni për Parandalim pranë SPB Shtip zhvilloi fushatën Bëni tifo sigurt për klubin tonë“. Aktiviteti ishte i drejtuar në ngritjen e ndërgjegjësimit te tifozët dhe të gjithë vizitorët për rëndësinë e tifozerisë sportive, me qëllim që të kontribuohet në krijimin e një atmosfere të sigurt sportive, parandalimin e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, dhunës, sjelljeve të pahijshme dhe incidenteve të tjera para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes. Në kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarët, theks i veçantë iu kushtua sjelljes së përgjegjshme të tifozëve të rinj dhe respektimit të udhëzimeve të organizatorëve dhe zyrtarëve policorë.
Më 21.08.2026, në orët e mbrëmjes, në territorin e komunës së Zërnovcit, zyrtarët policorë ntl NJPB Koçan zhvilluan patrullim në komunitet, gjatë së cilës u realizuan disa takime me qytetarë. Në takime u diskutua për disa çështje që lidhen me jetën e përditshme, sigurinë e të rinjve, parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe çështje të tjera.
Sot (22.08.2026), zyrtarët policorë nga Departamenti për Parandalim pranë SPB Shkup, në bashkëpunim me përfaqësues të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në territorin e Stacionit Policor Mirkovc – Komuna e Çuçer Sandevës, zhvilluan një aktivitet parandalues për mbrojtjen nga zjarret.
Gjatë aktivitetit, në bisedat me banorët u theksua nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet kompetente dhe detyrimi për të raportuar sjelljet e papërgjegjshme, si hedhja dhe djegia e mbeturinave, djegia e kashtës pas korrjes, ndezja e zjarreve në ambiente të hapura dhe pranë brezave pyjorë, hedhja e bishtave të cigareve e të ngjashme, me qëllim mundësimin e reagimit të shpejtë dhe në kohë të institucioneve.
Përveç kësaj, qytetarët u informuan edhe për dispozitat ligjore dhe sanksionet, veçanërisht lidhur me rregullativën ligjore që përfshin veprën penale „Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“, e rregulluar në Kodin Penal me nenin 288, për të cilën parashihet dënim me burgim prej gjashtë muajsh deri në pesë vjet.
Gjatë aktivitetit, banorëve iu shpërnda material informues për mbrojtjen nga zjarret.

Accessibility Menu