Sot (23.08.2026), nëpunës policorë të Seksioni për Preventivë pranë SPB Tetovë, në bashkëpunim me nëpunës policorë nga Stacioni Policor Tearcë dhe përfaqësues të NP „Pyjet Kombëtare“, në disa lokacione në territorin e Stacionit Policor Tearcë zhvilluan aktivitet parandalues me moton „Gjuhët e flakëve janë të pandalshme“.
Gjatë aktivitetit, qytetarëve iu bë e ditur nevoja për kujdes të shtuar për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret. Gjithashtu, drejtuesve të automjeteve iu rekomandua të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes në rrugët që kalojnë pranë pyjeve dhe të mos hedhin bishta cigaresh apo objekte prej qelqi, pasi në këtë mënyrë ndotin natyrën.
Njëkohësisht, popullata u informua edhe për pasojat ligjore në rast se me sjellje të pakujdesshme rrezikohet natyra, gjë që mund të kontribuojë në shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm ose të zjarrit. Gjatë aktivitetit u shpërndanë edhe fletushka me përmbajtje informative dhe edukative.
Stacioni Policor Dellçevë, gjithashtu, sot zhvilloi një aktivitet parandalues. Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare „Lindje“ dhe Policinë Pyjore, në disa lokacione në fshatrat Biglla, Dramçe, Iliovë dhe në malin Golak, me qëllim parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarret, si dhe parandalimin e prerjes së paligjshme dhe transportit të drurit.