Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese në Kavadar, Çashkë, Shkup dhe Koçan për siguri në trafik dhe mbrojtjen e pyjeve nga prerjet e paligjshme

Aktivitete parandaluese në Kavadar, Çashkë, Shkup dhe Koçan për siguri në trafik dhe mbrojtjen e pyjeve nga prerjet e paligjshme
Sot (24.08.2026), nëpunës policorë të Njësisë Policore për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor pranë SPB Kavadar zhvilluan një aktivitet parandalues me temë „Vozitni sigurt me automjet teknikisht të rregullt“. Qëllimi i aktivitetit ishte ngritja e nivelit të kulturës në trafik, me ç’rast u theksua detyrimi për mirëmbajtjen e rregullt dhe rregullsinë teknike të automjeteve, si parakusht kyç për pjesëmarrje të sigurt në tragik. Drejtuesve të traktorëve dhe makinerive bujqësore iu vu në dukje edhe nevoja për të rritur dukshmërinë e tyre në rrugë.
Nga ana tjetër, nëpunësit policorë të Njësisë Policore në Çashkë realizuan një aktivitet parandalues për mbrojtjen e pyjeve nga prerjet e paligjshme, me ç’rast u theksua se çdo veprim i kundërligjshëm do të sanksionohet në mënyrë përkatëse. Në kuadër të aktiviteteve parandaluese u shpërnda edhe material edukativ i shtypur.
Më 24.08.2026, në territorin e Kisella Vodës, Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup zhvilloi një fushatë edukative-parandaluese për siguri në trafik, ku u trajtuan disa tema. Gjatë aktivitetit, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me të gjithë pjesëmarrësit në trafik, atyre iu vu në dukje nevoja për respektim të plotë të rregullave dhe dispozitave të komunikacionit.
Gjithashtu, sot, në rrugën magjistrale Shkup–Bllacë, Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup, në bashkëpunim me KRSKRR-në, realizoi një aktivitet parandalues në kuadër të fushatës „Qyteti i Sigurt – për sigurinë e pjesëmarrësve në trafik“. Fushata ka për qëllim informimin e qytetarëve për funksionimin e sistemit „Qytet i Sigurt“, i cili mundëson zbulimin dhe evidentimin më efikas të kundërvajtjeve rrugore.
Ndërkaq, sot, nëpunës policorë të Njësisë Policore për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor në Koçan realizuan aktivitetin parandalues „Me përgjegjësi para vendkalimit të këmbësorëve“. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, këmbësorëve iu vu në dukje se gjatë lëvizjes duhet patjetër të përdorin sipërfaqet rrugore të parapara për lëvizjen e këmbësorëve – trotuaret, si dhe vendkalimet e këmbësorëve gjatë kalimit të rrugëve, me çka drejtpërdrejt do të ndikojnë në rritjen e sigurisë në rrugë. Gjithashtu, atyre iu shpjeguan edhe sanksionet që rrjedhin nga mosrespektimi i dispozitave ligjore.

Accessibility Menu