Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

"Vendosni rripin e sigurisë", "Mos bisdoni në celular gjatë vozitjes", "Përdorni pajisje dimërore" dhe "Vozitni sigurt me automjet të rregullt teknikisht", aktivitete parandaluese të SPB Shkup dhe SPB Tetovë për komunikacion të sigurt

"Vendosni rripin e sigurisë", "Mos bisdoni në celular gjatë vozitjes", "Përdorni pajisje dimërore" dhe "Vozitni sigurt me automjet të rregullt teknikisht", aktivitete parandaluese të SPB Shkup dhe SPB Tetovë për komunikacion të sigurt
Sot (08.12.2025) në rrugën Gostivar-Tetovë, nëpunës policorë nga Seksioni për parandalim pranë SPB Tetovë në bashkëpunim me Njësinë Policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor - Gostivar realizuan një aktivitet parandalues ​​në kuadër të fushatës "Përdorni pajisje dimërore, drejtoni me kujdes, drejtoni me përgjegjësi". Vozitësit u informuan rreth domosdoshmërisë së posedimit të pajisjeve dimërore në automjetet e tyre, por edhe për drejtimin e ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm të automjeteve dhe përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, si dhe u shpërndanë fletushka edukative me këshilla të përshtatshme për vozitje të sigurt.
 
Gjithashtu sot (08.12.2025) nëpunës policorë pranë SPB Shkup në territorin e SP Mirkovc, në rrugën për në Kosovë, në bashkëpunim me KRSKRR-në, zhvilluan aktivitete edukative dedikuar vozitësve: "Përdorni pajisje dimërore", "Vendosni rripin", "Mos bisedoni në celular gjatë drejtimit të automjetit" dhe "Vozitni sigurt me automjet të rregullt teknikisht". Në këtë rast, përveç këshillave të dobishme që u shkëmbyen me vozitësit përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, u shpërndanë edhe materiale edukative në formën e fletushkave.

Accessibility Menu