Sot (07.12.2025), nëpunës policorë nga Seksioni i Parandalimit pranë SPB Tetovë, në bashkëpunim me Stacionin Policor për Siguri në Komunikacioni Rrugor Tetovë, në autostradën Shkup–Tetovë, pranë pikës së pagesës në Zhelinë, realizuan një aktivitet parandaluese në kuadër të fushatës “Përdor pajisje dimërore, drejto në mënyrë të sigurt, drejto me përgjegjësi”. Gjatë aktivitetit, shoferëve iu bë me dije për rëndësinë e posedimit të pajisjes dimërore në automjete, si dhe për drejtimin me përgjegjësi të automjeteve dhe përshtatjen e shpejtësisë në përputhje me kushtet e rrugës. Shoferëve u shpërndanë gjithashtu fletëpalosje edukative me këshilla për drejtim të sigurt.
Edhe Njësia e Parandalimit pranë SPB Shkup, në bashkëpunim me KRSKRR-në, sot në autostradën Shkup–Veles, në pikën e pagesës Petrovec, realizoi aktivitete parandaluese në kuadër të fushatave “Fushata dimërore”, “Vini rripin e sigurimit”, “Mos flisni në celular gjatë drejtimit” dhe “Drejtoni sigurt me automjet teknikisht të rregullt”. Gjatë aktivitetit, u shpërnda material edukativ në formë fletëpalosjesh, me këshilla praktike për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion.