Sot (05.12.2025) nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Strumicë dhe QR Lindje – SP me KP dhe MK Novo Sellë mbajtën një ligjëratë edukative në Shkollën Fillore "Manush Turnovski" në Novo Sellë, Strumicë me temë "Siguria e këmbësorëve të rinj", si dhe mbi pasojat e dëmshme të përdorimit të mjeteve piroteknike dhe dispozitat ligjore që parashikojnë sanksionimin e atyre që përdorin, blejnë dhe shesin mjete piroteknike. Në zonën e Vallandovës, nëpunësit policorë mbajtën një aktivitet parandalues në të cilin shoferët i përkujtuan për dispozitën ligjore lidhur me mbajtjen e detyrueshme të pajisjeve dimërore në automjete.
Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës, nga ana tjetër, në Shkollën e Mesme “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, ka filluar zbatimin e projektit “Siguria në Shkolla dhe Toleranca Ndëretnike”, i cili do të përfshijë të gjithë nxënësit e vitit të parë në të gjitha shkollat e mesme në zonën e Tetovës dhe Gostivarit, me ç'rast nëpunësit policorë nga Stacioni i Policisë së Tetovës dhe Stacioni i Policisë së Gostivarit punojnë me nxënësit për të parandaluar dukuritë e prishjes së rendit dhe të qetësisë publike dhe aktivitetet e tjera kriminogjene.
Në territorin e SPB Shtipi, u zhvilluan një sërë aktivitetesh parandaluese me qëllim informimin e qytetarëve për pasojat e dëmshme që mund të lindin nga përdorimi i pushkaliqeve dhe mjeteve të tjera piroteknike, si dhe për dispozitat ligjore që sanksionojnë përdorimin e mjeteve piroteknike dhe shitjen e tyre të paligjshme. Qytetarëve iu dhanë gjithashtu këshilla se si t'i mbrojnë shtëpitë dhe automjetet e tyre nga vjedhja.
Në Koçan, Shtip, Berovë dhe Dellçevë, u zbatuan aktivitete për të përmirësuar sigurinë në trafik, ndërsa në Probishtip për të parandaluar prerjen e paligjshme të pyjeve. Në Shkollën Fillore “Sllavço Stoimenski” në Vinicë dhe Shkollën Fillore “Kirili dhe Metodi” në Makedonska Kamenicë, nëpunësit policorë mbajtën leksione edukative mbi parandalimin e dhunës mes moshatarëve. Qëllimi kryesor i leksioneve edukative ishte informimi dhe njohja e nxënësve me mënyrën e zbulimit, përkatësisht njohjen e fenomeneve të tilla devijante dhe ngritjen e vetëdijes dhe kulturës së sigurisë në drejtim të parandalimit të tyre në kohë.