Njësia për parandalim në SPB Shkup, në bashkëpunim me KRSKRR dhe nëpunës policorë nga Stacioni Policor Karposh, sot (08.05.) realizuan një aktivitet për parandalim në komunikacion drejtuar këmbësorëve, nën moton "Të gjithë jemi këmbësorë".
Aktivitete parandaluese edukative u zhvilluan në Bulevardin Ilinden pranë Kopshtit Zoologjik, si një nga zonat më të ngarkuara të trafikut dhe këmbësorëve në këtë pjesë të qytetit. Përveç kësaj, nëpunësit policorë, në bisedat me këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve, theksuan rëndësinë e respektimit të rregullave dhe dispozitave të komunikacionit, përgjegjësisë dhe kulturës së trafikut si faktorë të domosdoshëm në zhvillimin e sigurt të trafikut për të gjithë pjesëmarrësit në të, përfshirë këmbësorët. Njëherit, nëpunësit policorë shpërndanë materiale edukative të përgatitura në bashkëpunim me KRSKRR, me qëllim rritjen e sigurisë personale dhe të përgjithshme në komunikacion.