Dje (08.05.) nëpunës policorë nga Seksioni i parandalimit pranë SPB Tetovë dhe nga Stacioni i Policisë Gostivar në Shkollën e Mesme Mjekësore Komunale në Gostivar dhe në Shkollën Fillore Komunale "Goce Delçev" në Gostivar, mbajtën një ligjëratë edukative parandaluese në kuadër të fushatës "Kremtime të sigurta të maturës dhe të gjysmë-maturës " për maturantët dhe gjysmë-maturantët e këtyre shkollave.
Njëkohësisht, nxënësve, përmes një video prezantimi të përgatitur në bashkëpunim me KRSKRR-në dhe përmes komunikimit interaktiv, u ishte theksuar nevoja për kremtimin e sigurt të mbrëmjes së maturës dhe mbrëmjes së gjysmë maturës, ruajtjen e sigurisë së tyre, respektimin e rendit dhe qetësisë publike, si dhe shmangien e përdorimit të alkoolit, substancave narkotike dhe mjeteve piroteknike, gjegjësisht të gjitha këto rreziqe që mund të shkaktojnë dhunë, konfrontime verbale e fizike dhe ngjashëm.
Gjithashtu, nxënësve u është theksuar se duhet të përmbahen nga drejtimi i automjeteve ose motoçikletave nën ndikimin e alkoolit ose të drejtojnë automjetet pa patentë shoferi. Nxënësit u informuan edhe rreth pasojave ligjore dhe implikimeve ligjore nëse nuk respektohen rregullat dhe dispozitat ligjore.v