Më 10.05.2025, nëpunës policorë nga Njësia për parandalim pranë SPB Shkup, në bashkëpunim me NP "Pyjet Nacionale", në territorin e komunës Gazi Babë në Shkup, realizuan një fushatë edukative parandaluese nën moton "Vera pa zjarre". Qëllimi kryesor i projektit është rritja e kulturës së sigurisë tek qytetarët, si dhe forcimi i besimit dhe bashkëpunimit midis policisë dhe qytetarëve. Gjatë aktiviteteve, u nxorën në pah rreziqet dhe pasojat që mund të vijnë nga djegia e kashtës, hedhja e bishtave të cigareve dhe rreziqet e shkaktimit të zjarreve për shkak të pakujdesisë. Njëherit, qytetarëve iu shpërndanë fletëpalosje me përmbajtje edukative dhe rekomandime me qëllim ndërgjegjësimin dhe informimin e tyre rreth rregulloreve ligjore, si dhe sanksioneve për shkaktimin e zjarreve.