Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Shkup për kremtime të sigurta të maturës dhe komunikacion të sigurt

Aktivitete parandaluese të SPB Shkup për kremtime të sigurta të maturës dhe komunikacion të sigurt

Njësia e parandalimit pranë SPB Shkup në bashkëpunim me KRSKRR-në dhe nëpunësit policorë nga SPKP Karposh sot (12.05.) zhvilluan një aktivitet parandalues nga fusha e sigurisë në komunikacion me moton "Të gjithë jemi këmbësorë".
Aktivitetet edukative - parandaluese u zhvilluan në territorin e SPKP Karposh, përkatësisht në lokalitetet e bulevardit "Arradhat Partizane", ku në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët u vu në dukje nevoja e respektimit të rreptë të rregullave dhe të dispozitave të komunikacionit, si dhe sjellja e përgjegjshme dhe e ndërgjegjshme e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
Qytetarëve u dhanë edhe fletëpalosje edukative në bashkëpunim me KRSKRR-në.
Sot, gjithashtu, Njësia e parandalimit pranë SPB Shkup mbajti një ligjëratë edukative për maturantët-gjimnazistë të shkollave të mesme nga SHMQSH "8 Shtatori" në zonën e komunës së Gazi Babës, duke pasur për synim sigurimin e kremtimeve të qeta të maturës në të cilat maturantët do të ndihen të sigurt dhe jashtë çdo rreziku.

Accessibility Menu