Seksioni për parandalim pranë SPB Kumanovë sot (13.05.) në Kumanovë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kumanovës, zhvilloi ushtrime demonstruese për dhënien e ndihmës së shpejtë.
Ekipet e përbëra nga vullnetarë të trajnuar të Kryqit të Kuq të Kumanovës demonstruan ndihmën e parë në aksidente rrugore ose lloje të tjera aksidentesh, pastaj ndihmë për personat që humbin vetëdijen, veçanërisht në rastet e goditjes nga nxehtësia, përkatësisht temperaturave jashtëzakonisht të larta. Ushtrimet demonstruese kishin për qëllim jo vetëm t’u bëjnë me dije qytetarëve njohuritë e fituara gjatë kursit të ndihmës së shpejtë, por edhe t’i edukojnë ata praktikisht se si të reagojnë shpejt në situata të ndryshme të rrezikshme.