Seksioni i parandalimit pranë SPB Manastir së bashku me nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë SPB Manastir, dhe në bashkëpunim me KRSKRR-në, sot (14.05) në Manastir zhvilluan aktivitete parandaluese në fushën e sigurisë në komunikacion.
Aktivitetet u orientuan në përdorimin e detyrueshëm të rripave të sigurisë dhe në efektet e dëmshme të përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit. Me moton "Mos përdorni telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit" dhe "Vendosni rripin e sigurisë", nëpunësit policorë në zonën qendrore të qytetit të Manastirit përkujtuan dhe apeluan qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion për respektimin e rreptë të rregullave dhe dispozitave të komunikacionit, dhe njëherësh u shpërndanë edhe fletëpalosje edukative të përpiluara me mbështetjen e KRSKRR-së. Përndryshe, dje, nëpunësit policorë të SPB Resnjë mbajtën një punëtori edukative me temën "Kremtimi i sigurt i mbrëmjes së maturës" me maturantët e shkollave të mesme nga Resnja.