Më 14.05.2025, nëpunësit policorë të NJPB Gostivar dhe të Seksionit të parandalimit pranë SPB Tetovë në bashkëpunim me Organizatën Komunale të Kryqit të Kuq të Gostivarit, Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve të Gostivarit, Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Shpëtimit, si dhe ekipin e Bdihmës Urgjente Mjekësore të Gostivarit dhe nxënësit e Shkollës së Mesme Industriale Komunale në Gostivar, zhvilluan një ushtrim simulues me temë: "Si të sillemi në situata krize" në zonën qendrore të qytetit të Gostivarit për nxënësit e kësaj shkolle dhe për qytetarët. Ushtrimi u zhvillua me qëllim njohjen e nxënësve dhe qytetarëve me metodat dhe protokollet e sjelljes në situata krize, pastaj me metodat e evakuimit nga zjarri, gjatë aksidentit rrugor, përmbytjeve, si dhe kapërcimin e panikut për një evakuim të sigurt dhe të organizuar në një situatë të supozuar.