Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitet parandalues i SPB Velesi për mbrojtje nga zjarri

Aktivitet parandalues i SPB Velesi për mbrojtje nga zjarri

Sot (14.05.) nëpunësit policorë nga Seksioni i parandalimit pranë SPB Veles kryen aktivitete parandaluese në disa vendbanime në zonën e komunës së Velesit, me ç’rast me qytetarët u diskutua për mbrojtjen dhe zvogëlimin e rreziqeve nga shkaktimi i zjarreve në pyje dhe zjarreve në hapësira të hapura, si dhe kryerjen me kujdes të punëve bujqësore, me theks në rreziqet e shkaktimit të zjarreve nga djegia e ledhishteve, të kashtës me bar të thatë dhe mbeturinave në fusha.
Në kuadër të aktivitetit parandalues u theksua se djegia e sipërfaqeve të punueshme të tyre dënohet me ligj. Qytetarëve iu dhanë materiale edukative të shtypura me përmbajtje informuese, të përpunuara në bashkëpunim me NP "Pyjet Kombëtare", me synimin e ngritjes së vetëdijes për parandalimin e zjarreve.

Accessibility Menu