Sot (13.05.) nëpunës policorë nga NJPB të Koçanit, në bashkëpunim me Këshillin Komunal për Siguri në Komunikacionin Rrugor, si dhe nëpunës policorë nga NJP Makedonska Kamenicë, mbajtën ligjërata edukative në shkollat e mesmeSHMEM "Gosho Vikentiev" në Koçani dhe shkollën e mesme "Mile Janevski" në Makedonska Kamenicë, si pjesë e fushatës "Kremtime të sigurta të maturës".
Njëherit, nxënësit-maturantë u informuan për rëndësinë e respektimit të rendit dhe qetësisë publike, si dhe për rreziqet e mundshme të konsumimit të alkoolit ose substancave psikotrope. Atyre iu bë thirrje të përmbahen nga drejtimi i automjeteve, domethënë, nëse konsumojnë alkool, të mos hipin pas timonit. Gjithashtu, nxënësve iu dhanë materiale informuese, të përgatitura në bashkëpunim me KRSKRR.
Sot, nëpunës policorë nga NJP për SKRR Dellçevë kryen një aktivitet parandalues në disa lokacione në Dellçevë nën moton "Parkoni me ndërgjegje - parkoni me përgjegjësi". Gjatë aktivitetit, shoferëve iu shpërndanë fletëpalosje me përmbajtje edukative, të përgatitura në bashkëpunim me KRSKRR, me mesazhe dhe informacione mbi respektimin e dispozitave ligjore me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.