Nëpunësit policorë të NJPB Resnjë pranë SPB Manastir sot (16.05) realizuan një punëtori edukative "Stop dhunës në shkolla" me nxënësit e shkollës fillore komunale "Dimitar Vllahov" në fshatin Lubonjë të Resnjës.
Ndërkohë, në këtë punëtori, të konceptuar si komunikim interaktiv me nxënësit, u prezantuan format dhe mekanizmat e ndryshëm për mbrojtjen nga dhuna brenda dhe jashtë shkollave, si dhe rreth bullizimit kibernetik përmes rrjeteve sociale, si një shkaktues i mundshëm i sjelljeve devijuese, përfshirë edhe dhunën.
Qëllimi kryesor i punëtorisë edukative ishte përmirësimi i sigurisë personale dhe të përgjithshme të nxënësve në institucionet arsimore-edukuese, si dhe parandalimi në kohë i të gjitha formave dhe llojeve të dhunës midis nxënësve. Gjithashtu, nxënësve iu prezantuan edhe rreziqet e përdorimit të substancave psikotrope, si dhe sanksionet ligjore për to.